Njoftimi i fundit i Komitetit Teknik të Ekspertëve – i cili bëri me dije se është hequr ora policore 23:00-06:00 – nuk u përcoll i qartë te publiku, pasi nëpër disa media u raportua se bëhej fjalë vetëm për qytetarët.
Pra, me fjalë të tjera, baret, restorantet e bizneset e tjera do të mbylleshin. I ftuar në “Ftesë në 5”, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, theksoi se ora policore është hequr edhe për bizneset, jo vetëm për qytetarët.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se “kemi një situatë më të favorshme epidemiologjike” dhe “ndryshimi i këtyre masave do shkojnë në përputhje me situatën.”
Në mes të shkurtit, disa ekspertë theksuan se mbyllja në orën 23:00 nuk kishte vlerë.