“A të thashë mos ma bëj këtë pyetje”, Eri Aga i kthehet me ulërima moderatores se njohur, ndërpriten xhirimet (VIDEO)

Tanimë personazhet e emisionit “Përputhen” duket se bëjnë “zhurmë” dhe nxisin kuriozitetin e të gjithëve me çdo dalje publike apo intervistë që ata bëjnë.

Ka qenë ish-konkurrenti Eri Aga, i cili së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun është irrituar me një pyetje të moderatores duke shfaqur madje një sjellje agresive.

Moderatorja e ka pyetur ish-konkurrentin se cila ka qenë femra më e famshme me të cilën ka flirtuar dhe duket se kjo pyetje atij nuk i ka pëlqyer dhe ai ka filluar të ulërijë mes emisionit.

  • Eri: A të thashë që përpara xhirimeve këto pyetje mos mi bëj? Pse më acaron?
  • Ester: Po mirë unë e kam punë
  • Eri: Po ça pune o burr’, punë thotë
  • Ester: S’jam burrë, por të shohësh intervistat e mia e bëj këtë pyetje
  • Eri: Po mirë unë a të thashë mos ma bëj?
  • Ester: Po lëre ça thua ti, unë po them e kam në skenar.

Pas këtij momenti, Eri i tha Esterit se vetëm donte ta trembte pak duke e qetësuar situatën.