Graciano Tagani i ka propozuar për martesë Argjira Spancës ditën e sotme para gjithë Shqipërisë.
Në fakt e gjitha ishte inskenim për rubrikën e lojërave “Dielli apo Hëna” në “E diell” ndonëse u duk shumë i vërtetë.
Balerinit iu kërkua t’i propozonte partneres së tij në skenë dhe në jetë dhe propozimi ndodhi aty-për aty.
“Ky gjest nuk është i inskenuar sepse Gjira është nusja ime. Qenka një moment i vështirë. Ti e di sa të dua, je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të jam shumë falenderues sepse realisht më ke ndryshuar jetën. Do martohesh me mua?” –tha Graciano para se të ulej në gjunjë dhe t’i propozonte me një unazë që ia dha Nevina Shtylla. Sigurisht përgjigja ishte ‘Po’ dhe në fund dhëndri puthi nusen”.