Kiara Tito, me qetësinë dhe dashurinë që e karakterizon, është duke u kthyer në një nga protagonistet e shtëpisë së “Big Brother”, ndërsa së fundmi ka rrëfyer detaje edhe nga jeta e saj personale, si lidhja me Butrint Imerin, por jo vetëm.
Sot, në një lojë “intervistash” të nisur nga Ronaldo Sharka dhe Efi, moderatorja ka pranuar se mund të dashurohet brenda reality show-t, megjithatë momentalisht nuk ka ndjenja. Më saktësisht, kjo ishte një pjesë e intervistës:
Ronaldo: Je apo jo e dashuruar?
Kiara: Jo nuk jam!
Ronaldo: Mendon se mund të dashurohesh?
Kiara: Po edhe mundet!
Efi: Mendo se Luiz Ejlli ka ndjenja për ty?
Kiara: Po edhe e mendoj!
Ronaldo: Kiara ndjen ti?
Kiara: Jo momentalisht!
E drejtpërdrejtë dhe drejt e në temë Kiara, që me ndajfoljen “momentalisht” nuk i “mbyll derên” as edhe diçkaje me Luizin. Pra fansat e tij, nuk duhet t’i humbin shpresat.