Klea dhe Elgiti janë një nga çiftet më simpatik të showbizit shqiptar e më të dashur nga publiku.
Pak kohë më pare, në ditëlindjen e të birit të tyre Krid, Elgiti i propozoi Kleas me një unazë të veçantë, moment të cilin e bënë publik në rrjetet e tyre sociale.
E pas këtij momenti, të gjithë tashmë janë kurioz të dijnë se kur do të vijë dasma.
Gjatë një pyetësori që moderatorja ka organizuar ditën e djeshme me ndjekësit, një prej tyre i ka shkruar: “lexova në një faqe që fisnin për sekretet e vipave. Për ty thuhej se po planifikon dasmë.”
Klea është shprehur se kanë diçka të tillë në plan, por që për momentin nuk po planifikon asgjë.