Partnerja e Shpatit është mjaft aktive në rrjete sociale.
Gjatë bisedës së fundit me ndjekësit Selvija është ndeshur me pyetjen befasuese.
“Po nëse lodhesh me udhëtime pse shkon pas Shpatit? Apo ke frikë se po ta marrin”, e pyet një prej tyre.
“A si e paske gjetur, gjumi nuk më zë prej frikës besom. Kur më zë gjumi kam ankthe, zgjohem dhe them ua ma vodhën Shpatin. Për mua primare është që Roeli të rritet në prezencën e dy prindërve.
Po dhe Shpati dëshiron ta ketë djalin afër sidomas që tani dita ditës ndryshon. Unë bëj një sakrificë që çdo nënë do ta bënte, lodhja është e pashmangshme”, ia kthen Selvija.