Kengetarja Beatrix Ramosaj nuk ka qene shume aktive ne rrjetet sociale ditet e fundit e shkak per kete mendohet se eshte ndarja e bujshme nga Donald Veshaj.
Ne postimet e pakta qe ajo ben, gjithnje perpiqet te gjehet nje mesazh domethenes, ashtu sic ndodhi me postimin e fundit te saj.
Ndersa Beatrix, e maskuar, u nis serish ne nje udhetim jashte vendit, destinacionin e te cilit nuk e beri te ditur, ajo postoi nje video tek perzgjodhi nje kenge domethenese.
Titulli i kenges se vendosur ne InstaStory ishte: “A ke dashur ndonjehere nje grua?”
Kjo perzgjedhje mund te jete edhe nje rastesi, por duke ditur situatat e ndodhura me pare dhe ate aktuale, duket se ajo ka dashur te percjelle nje mesazh tek Donaldi.