Stilisti i Ronela Hajatit ne Eurovision, Niko Komani, reagoi disa ore me pare persa i perket veshjes se kopjuar duke thene se ekipi po merret me situaten dhe cdo gje eshte nen kontroll.
Ky reagim erdhi pas postimeve te stilistit brazilian, Pedro Leopoldo, i cili i revoltuar tregoi se veshja e tij eshte kopjuar pa autorizim dhe pa iu dhene kredite.
Mirepo, a eshte gjetur nje marreveshje mes stilistit Pedro dhe ekipit te Ronela Hajatit?
Mesa duket, po!
Kete e beri te ditur vete kengetarja, ku teksa ka ndare serish me ndjekesit pamjen me veshjen e saj, ka taguar stilistin brazilian duke i dhene keshtu kreditet.
Kujtojme se mbremjen e sotme do te jete nata gjysmefinale e cila do te hapet pikerisht nga performanca e Ronela Hajatit.