Eni Tare i emocionoi të gjithë me rrëfimin e jetës së tij në “Big Brother VIP”, ku foli për fëmijërinë dhe problemet familjare.
Ai i përloti të gjithë shqiptarët teksa tregonte se si i ati kishte nisur alkoolin kur ai ishte 10 vjeç dhe dhunonte nënën e tij.
I ftuar së fundmi në “Glamour Zone”, Eni u pyet nëse mban kontakte me të atin dhe se si është marrëdhënia e tyre.
Eni tregoi se kontaktet mes tyre janë të mira dhe të shpeshta.
“Absolutisht përditë, madje para se të vija këtu e telefonova dhe e pyeta siç e pyes përditë ‘si je? si po të shkon puna?’ Kam vite që kam marrëdhenie të mirë me të“- tregoi Eni.
Gjithashtu, pak kohë më parë ai tregoi se si ka reaguar i ati pas rrëfimit të tij në “Big Brother VIP”.
“A e di shumë mirë çfarë ka ndodhur, e di sa i vërtetë ishte rrëfimi që unë bëra. Më tha mirë, nëse për ty ajo gjë do të vlejë për të ardhmen tënde, për mua nuk ka problem. Ajo që ka ndodhur, ka kaluar. Tani jemi mirë. Më tha jam këtu për ty, me pak fjalë më mbështeti”, është shprehur Eni.