‘’A janë paratë kaq të rëndësishme sa që nuk je me fëmijën tënd?- Loredana thumbon Mozzik

Pas takimit të tyre në ditëlindjen e Hanës, u duk se thumbat mes Mozzik dhe Loredanës morën fund, por jo, kjo e fundit ka befasuar ditën e sotme me një postim.

Reperja ka publikuar në Tik-Tok një video ku shfaqet në makinë teksa këndon një pjesë nga kënga e saj e re, ku ka folur për marrëdhënien me Hanën.

E në një situatë të tillë nuk kishte si të kalonte pa u përfshirë edhe babai i vajzës së tyre, Mozzik.

Teksa ka postuar këtë video, ajo që ka tërhequr është ajo që reperja ka shkruar:

A janë paratë kaq të rëndësishme sa që nuk je me fëmijën tënd?