Prej kohësh në rrjet po përflitet se dy motrat, Olta dhe Gerta Gixhari nuk kanë aspak raporte të mira me njëra-tjetrën.
Mirëpo aludimeve duket se iu erdhi fundi pasi së fundmi teksa Gerta ishte e ftuar në “Big Brother VIP Fun Club”, sqaroi njëherë e mirë marrëdhënien që ka me Oltën.
“Përpara pak emisionesh kemi patur një pyetje që është bërë shumë virale në rrjet dhe në studio është thënë që ti dhe Olta nuk keni marrëdhënie me njëra-tjetrën. Si qëndron e vërteta“, e pyeti Arditi, të cilës Gerta nuk ngurroi t’i përgjigjej.
“Nuk sqaroj asgjë nuk kam çfarë të sqaroj. Dersa jam këtu do të thoté shumë”, tha Gerta duke lënë të kuptohet se mes saj dhe Oltës ka patur ose vazhdon të ketë hatërmbetje, por kot nuk thonë: “Gjaku nuk bëhet ujë”.