A është Valbona një nënë strikte? E bija e “nxjerr zbuluar” në emision

Valbona Selimllari ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Ikona e bukurisë shqiptare u përgjigj pyetjeve të ndryshe të fëmijëve rreth jetës së saj profesionale dhe personale.

Pyetur nga njëri prej fëmijëve nëse ajo i dënon fëmijët e saj kur bëjnë gabime, Valbona ka sjell në skenë vajzën e saj Vivien për t’iu përgjigjur pyetjes.

Vivien ka thënë se kur ajo dënohet nga nëna e saj, nuk i lejohet të përdorë kompjuterin për disa ditë, edhe pse dënimi nuk zgjat shumë.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Valbonës, e cila duke qeshur ka thënë se të gjitha mamatë dënojnë njësoj.

https://www.instagram.com/tv/Cfm0uZlAxeJ/?igshid=YmMyMTA2M2Y=