A është në një lidhje? Monika Lubonja jep përgjigjen e papritur

Monika Lubonja ka dhënë disa përgjigje interesante lidhur me karrierën dhe jetën e saj.

Aktorja e njohur shqiptare u përball me pyetjet e vogëlushëve në “Kurthin e Piter Pan”.

Një prej fëmijëve e pyeti nëse vajza e saj e kritikon apo është krenare për të.

“Kur janë punët e teatrit, patjetër ajo ka dëshirë që t’i realizoj bukur. Vajza më është bërë si burrë i dytë. Më kritikon, pse nxjerr ketë foto në Instagram, hiqe këtë foto”, tha Monika.

Aktorja deklaroi mes të tjerash që e mendon jetën e saj vetëm sepse po e jeton në këtë mënyrë.

“Unë do të vazhdoj të jem vetëm sepse nuk paska më mirë se vetëm”.