Pak javë më parë, një bisedë e Artës me Xhulin ngriti dyshimet se kjo e fundit ka lënë një lidhje pezull jashtë shtëpisë së BBVK, mesa u kuptua me reperin Noizy.
Xhuli u shpreh se ka kaluar 4 muaj me të, por para hyrjes në BBV ai i ka thënë t’a vazhdojë lojën sikur të jetë single.
Mirëpo pas gjithë zhurmës së krijuar në rrjet, ka reaguar për herë të parë reperi Noizy.
Teksa postoi një video, shoqeruar me shkrimin: “Nuk kam qenë asnjëherë në lidhje me atë person…As nuk do të jem”, Noizy mohoi cdo lajm që ka qarkulluar se është në lidhje me Xhulin e BBV, duke shtuar se emri i tij është përmendur vetëm për klikime dhe asgjë më shumë.
“Më kanë lodhur kokën me këto. A je në lidhje me personin në Big Brother. Emri im përmendet në këto programe vetëm për një arsye dhe të gjithë e dinë përse”, tha Noizy.
“Nuk kam qenë dhe nuk do të jem asnjëherë në lidhje po ua përsëris edhe një herë. Gjithçka çfarë përmendet është rrenë dhe mos më bëni t’ua vërtetoj”, vazhdoi më tej ai.