A është ndarë nga burri? Xhemi Shehu sqaron njëherë e mirë të vërtetën

Xhemi Shehu ka folur si rrallë herë për jetën e saj private duke u përgjigjur në disa pyetje rreth thashethemeve që kanë qarkulluar për të.

E ftuar sot në “Wake up”, ajo sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.

“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha Xhemi.

Sa i përket dy djemve të saj, moderatorja u shpreh: “Prindërimit nuk ia merr dorën asnjëherë. Fëmijët janë një zbulim i ri çdo ditë. Çdo ditë nxjerrin diçka të re. E gjej veten shpeshherë në situata që nuk di të sillem. Jam ‘tërhiq e mos e këput’, pra edhe duhet të jem liberale, edhe strikte”.