Aktori Olsi Bylyku ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur rreth marrëdhënies me Bes Kallakun.
Para disa javësh Olsi organizoi një festë ditëlindjeje të madhe ku morën pjesë shumë artistë, por ajo që u vu re ishte mungesa e mikut të tij.
Pas kësaj mungese shumë aludime pati në lidhje me një “krisje” të mundshme në marrëdhënien me Bes Kallakun.
Më në fund Olsi theu heshtjen duke treguar se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe fakti që disa nga artistët nuk kanë qenë prezent, ka ndodhur për shkak të angazhimeve që ata kanë.
“Të them të vërtetën nuk është se kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale kur njëri për shembull nuk ka pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Por jo të kemi patur një zënkë. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi bisedojmë për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo person që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili bëri që të ftohemi.”-tha ai.
Ai gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet ku nisin distancimet, duke theksuar se ftohja vjen nga të dyja palët dhe jo vetëm një individ.
Megjithatë, më pas u duk se ai e thumboi Besin duke u shprehur se:
“Kam vënë re te njerëzit që u ngel hatri kur nuk i ftojnë në ditëlindje. Unë kur nuk më fton dikush them me vete “A e kam merituar unë ftesën nga ai person?” Shumë njerëz shpesh ftohjen ta delegojnë dhe thonë: “E ke ti fajin pse jemi ftohur ne”. Ftohja nuk është diçka që vjen vetëm nga njëra palë, por nga të dyja. Nëse ka duhet të jesh koshient se ai nuk më ka ftuar sepse kemi patur këtë, këtë…”