Dy moderatoret Fjoralba Ponari dhe Einxhel Shkira kane nje miqesi shume te ngushte bashke, gje qe nuk nguten t’a tregojne edhe ne publik.
Dy vajzat i kane dale shpesh ne mbrojtje njera tjetres e rasti i fundit eshte ai i Fjoralbes tek ka folur per “abuzimet” qe po i bejne Einxhelit gjate shtatezanise se saj.
Gjate nje pyetesori te organizuar me ndjekesit, Fjoralbes iu kerkua te tregonte reagimin qe pati ne momentin kur u vu ne dijeni per shtatezanine e mikes se saj.
Fjoralba ka treguar se eshte nje vajze e respektueshme e me kulture, dhe e tille ishte edhe pergjigjia e saj.
Ajo kerkoi mirekuptim nga ndjekesit te cilet kane kerkesa nga me te ndryshmet per te ditur detaje nga shtatezania e Einxhelit, duke kaluar edhe ne absurd.
“Po marr kohen te te pergjigjem pak me gjate per shume pyetje ne lidhje me te dhe pse pyetja jote ne vetvete eshte dashamirese.
Pertej deshires se mire dhe entuziasmit qe keni per te dhe bebin, duhet te jeni dhe pak mirekuptues dhe te durueshem per ate qe po perjeton. Eshte ne periudhen me te bukur po dhe me sfiduese te jetes se saj. Cdo shtatzani eshte e ndryshme, qe nga perjetimet psiko-emocionale e deri te ato fizike.
Marr me dhjetra mesazhe ne dite me kerkesa nga me te lezetshmet deri te me absurdet ne lidhje me te, nderkohe qe mendoj me vete: ‘A eshte vertete kaq e veshtire te respektohen vendimet dhe perjetimet e saj momentale, pa presione dhe kerkesa qe shkojne pertej asaj qe ajo deshiron apo mundet te ndaje?'”