A është i lidhur Kristi jashtë shtëpisë? Përgjigjet Robert Aliaj

Ditën e sotme artisti i njohur, Robert Aliaj ka qenë i ftuar përmes një lidhje telefonike me emisionin “Fun Club”, ku ka folur për situatat që ka krijuar i biri brenda BBV.

Gjatë diskutimit nuk mund të mos mungonte një diskutim rreth lidhjes së Kristit jashtë shtëpisë, si dhe për raportin e tij me Keisin brenda.

Roberti u shpreh se Kristi mund të ketë parë diçka që i ka pëlqyer tek Keisi, pasi ai është një mashkull që nuk ngacmon shpesh.

Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje, mund të ketë diçka,” u shpreh Roberti teksa u pyet lidhur me raportin e të birit me Keisin.

Mirëpo, nga ana tjetër Roberti u pyet edhe për lajmet që qarkullojnë se Kristi ka lënë diçka pezull jashtë shtëpisë.

Portalet shqiptare bëjnë thashathemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë”.

https://www.instagram.com/reel/Co2OxuUjQZA/?igshid=YmMyMTA2M2Y=