Pak dite me pare, nje video u be virale ne rrjete sociale ku pas shume thashethemeve, Adis Patushi dhe Fifi shkembyen puthjen e tyre te pare publike dhe konfirmuan se jane ne nje lidhje.
Por, para Adisit, Fifi u perfol shume per nje lidhje me ish banorin e “BBV”, Granit Cana.
Raporti i tyre brenda dukej se po shkonte drejt lidhjes, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi ishte Graniti, ai që i tha këngëtares se e ka shumë xhan, por vetëm si shoqe.
Fifi dhe Graniti pas daljes nga shtëpia raportin e tyre e kthyen në miqësi.
Që të dy ishin së fundmi në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për suksesin e madh që pati ky reality show.
Graniti ka folur për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar se janë sërish miq me Fifin.
“Patjetër që jemi miq, e kemi deklaruar këtë. Që nga java e dytë e kemi cek se do të ngelemi shokë. Është dramatizuar pak, por jemi shokë të mirë”, u shpreh Graniti.
Ndërsa i pyetur nëse e ka uruar për lidhjen e re që ka krijuar, ai tha “jo” dhe vendosi ta uronte publikisht atë.
“Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah. Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, tha ndër të tjera Graniti.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=NGY0602Q_E0&feature=emb_title