Efi Dhedhes, një prej banoreve mê të spikatura të “Big Brother VIP”, e cila u eleminua vetëm pak ditë më parë, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Pardon My French” në Top Albania Radio.
Për herë të parë, ish-banorja e reality show-t, zbuloi disa detaje nga eksperienca e përjetimet e saj në program, teksa ka treguar edhe nëse e priste daljen nga shtëpia pas nominimit të beftë nga Dea Mishel.
“Automatikisht që në momentin që iu dha një avantazh loje (Deas) unë në njëfarë mënyre e dija që ne të tre( Efi, Luizi dhe Kiara) do të ishim në nominim. Diçka do të ndodhte, qoftë zinxhir apo një lloj mundësie tjetër do e bënte në atë lloj mënyre apo do e arrinte nuk e dija që të ishte kaq sade. E dija që do të ishim ne të tre, por shpresoja të ishim katër të paktën.”- u shpreh Efi, teksa zbuloi edhe çfarë mendoi fill pasi dëgjoi emrin e saj si të nominuar:
“Jo, në momentin që ndodhi kjo situatë u mërzita por i thashë vetes “Do dalësh”. Thjesht kaq i kam thënë vetes, u qetësova dhe në momentin që ndodhi nuk e kam përjetuar sepse unë mendoj që duke mos ditur se çfarë ndodh jashtë dhe duke mos ditur se sa e pëlqyer mund të isha unë jashtë, mendova faktin që janë një çift dhe le të vazhdojnë historinë e tyre dhe mendoj se edhe publiku nuk do të donte që t’i shkëpuste nga njëri-tjetri.”
Ndërkohë sa i takon deklaratës së Luizit, që nëse nuk do të largohej Efi loja e tyre do ishte më e fortë, ish-konkurentja “Për’puthen” tha:
“Ajo është normale, që do të ishim shumë të fortë të dy bashkë. Unë u kënaqa që janë të dy bashkë. Uroj që kjo gjë të eci. Për aq kohë sa isha aty i besoja, tani do shikoj vazhdimin siç po e shikoni dhe ju.”