Fatkeqësisht, ende sot vazhdojmë të shqetësohemi dhe të kemi ende të tilla dilema: ngërçin e seksit në takim të parë!
A ka shanse që ky ndërveprim i shpejt intim të reduktojë shanset për të patur diçka serioze me partnerin potencial?
Pavarësisht asaj që keni dëgjuar deri tani, përgjigja është jo!
Seksi në takim të parë nuk është vrasja e një marrëdhënieje, përkundrazi. Kështu ju kuptoni nëse ti dhe njeriu përballë jeni kombinim i mirë seksualisht. Çfarë djemtë apo shoqëria mendon rreth kësaj nuk është problemi juaj, por i tyre.
Sipas ekspertëve, legjenda e vjetër që thotë se nëse flini shumë herët me dikë, respekti i tij ndaj jush do të humbasë, është duke vdekur. Patjetër që ka ende njerëz që e mendojnë kështu, por janë të pakët. Jo çdo takim duhet t'ju çojë domosdoshmërisht në një marrëdhënie serioze, por as seksi pas 5 muajsh lidhje nuk garanton një martesë të suksesshme.
Çfarë ndjeni ju dhe pala tjetër është çfarë duhet marrë parasysh në gjithë këtë diskutim.
Të flesh me dikë në takimin e parë mund t'ju shuajë ca pikëpyetje. Kuptoni sa përputheni fizikisht, nëse ndjeni ndonjë energji të veçantë apo jo dhe patjetër nivelin e kimisë.
Kështu nuk humbet kohë asnjëri prej të dyve. Historia ka treguar që shpesh lidhjet më të shëndetshme kanë qenë ata kur partnerët kanë ndarë shtratin që në daljet e tyre të para. Sidoqoftë, mund të ndodhë edhe e kundërta: përputheni fizikisht, por jo emocionalisht, prandaj vazhdimësia i mbetet në dorë vetëm kohës.
Gjithçka nis dhe përfundon nga dëshira, ndjesitë dhe qëllimi që keni ju! Për aq kohë sa i qëndroni besnikë vetes, s'ka rëndësi nëse prisni 15 minuta apo deri në martesë për të bërë seks. Njeriu përballë do t'ju dojë ose jo, pavarësisht vendimit.