Ish konkurenti Rinian Leka u largua pak para perfundimit te ketij sezoni te Per’puthen. Ai filloi perseri rutinen jashte me udhetimet e tij te shpeshta dhe 3 jave pas mungeses se tij ne program, na beri me dije me ane te nje story se nuk do te ishte me pjese e programit.
Mesa duket arsyeja paska qene nje femer. Riniani tashme e ka gjetur dashurine e tij jashte Perputhen. Kete ai e ka konfirmuar vete teksa ishte i ftuar ne programin “Shqiperia Live” ne Top Channel, megjithese nuk na tregoi asnje gje per femren qe ka aktualisht ne krah, pervec faktit qe nuk eshte asnje nga konkurentet ose ish-konkurentet e Perputhen dhe as personazh publik.
Kohet e fundit postimet e tij me kete femer kane qene te shumta por fytyra e saj ishte gjithmone e fshehur. Por, ata nuk jane treguar edhe aq te kujdesshem. Ndjekesit kane vene re se nje foto e njejte eshte postuar nga te dy personazhet.
Sipas te dhenave vajza quhet Atorney Berliku dhe eshte nga Barcelona, pikerisht aty ku Riniani edhe kishte udhetuar pak dite me pare.
Riniani gjithashtu e ndjek Artoney ne rrjetet sociale dhe shume nga fotot e saj jane te pelqyera nga ai.