Krahas fushës së artit apo politikës nga ku publiku i njeh, disa personazhe të famshme shqiptare ushtrojnë edhe profesionin e mësuesit dhe pedagogut dhe dita e sotme ‘’7 Marsi’’ është festë edhe për ta.
1. Moderatori Eno Popi është pedagog në departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë.
2. Aktori i njohur i teatrit, Gazmend Gjoka ushtron njëkohësisht profesionin e pedagogut në Universitetin e Arteve në degën e aktrimit.
3. Këngëtarja e famshme, Manjola Nallbani është pedagoge në Universitetin e Arteve ku ka krijuar për herë të parë lëndën e muzikës popullore, të muzikës së lehtë dhe jep njëkohësisht dhe mësime kantoje.
4. Moderatori dhe opinionisti, Blendi Salaj është njëkohësisht edhe pedagog në degën e Gazetarisë dhe Komunikimit në një universitet privat në Tiranë.
5. Balerini dhe koreografi i njohur, Albi Nako tashmë ka krijuar trupën e tij të baletit ku u jep mësime balerinëve të rinj.
6. Moderatori dhe gazetari i suksesshëm, Adi Krasta ka qenë pedagog në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
7. Aktorja e famshme, Ema Andrea është gjithashtu pedagoge në Universitetin e Arteve, ku jep mësim në degën e aktrimit.
8. Juristja e “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E diela shqiptare”, Eni Çobani e ka nisur karrierën e saj fillmisht si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.
9. Balerina e shumëpërfolur dhe bashkëshortja e biznesmenit Ajdin Sejdia, Riselda Sejdia është pedagoge e baletit në Universitetin e Arteve.
10. E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha prej vitesh është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.
11. Moderatori i njohur, Roland Qafoku ka qenë pedagog në departamentin e gazetarisë në Fakultetin e Histori Filologjisë në Tiranë.
12. Gazetari dhe moderatori i njohur, Rezear Xhaxhiu ka qenë pedagog në departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë.
13. Blerina Gjylameti: Deputetja socialiste ka punuar si asistente pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Duke vijuar edhe në vitin 2008, si pedagoge me kohë të plotë në lëndët “Menaxhim Strategjik” dhe “Burimet njerëzore”, në Fakultetin e Ekonomisë. Këtë pozicion ajo e ka mbajtur deri vitin 2013 dhe më pas vazhdoi me kohë të pjesshme.
14. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është pedagoge te Fakulteti i Shkencave Sociale.