A e ka “frikë” Jozefina Topallin? Ja si përgjigjet Cindy Marina për vjehrrën e saj

Cindy Marina u vendos mbrëmjen e kësaj të premteje përpara pyetjeve ngacmuese të fëmijëve të “Kurthit të Piter Pan”.

Një nga pyetjet që bëri më shumë përshtypje lidhej pikërisht me vjehrrën e saj, Jozefina Topalli.

E pyetur nëse “e ka frikë politikanen”, Cindy u përgjigj:

“Mirë ia ka bërë burrave në parlament, sepse jo të gjithë janë të mirë aty. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me Jozefinën, jam shumë e lumtur, sepse kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme në jetë. Ajo është shumë e dashur, pavarësisht se ndoshta në parlament është “Zonja e Hekurt.” /tvklan