Ne rrjet prej kohesh po perflitet se seriali i njohur “Njerez dhe Fate” do te rinise serish.
Dyshimet linden pasi dy aktoret e njohur, Arben Derhemi dhe Robert Ndrenika postuan nje foto sebashku ne rrjetet sociale pak kohe me pare.
Epo, si duket seriali “Njerez dhe Fate” do te rinise serish. Gjate nje emisioni ne RTSH Derhemi deklaroi se kur e thote dicka i shkon deri ne fund.
“Unë kam hedhur diçka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme. Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”,deklaroi ai.
Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program.
“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.