Olta Gixhari ka thyer një nga rregullat e vendosur nga Vëllai i Madh.
Aktorja së bashku me Arnaldon është përzgjedhur mbrëmjen e djeshme nga Zhaklina për tu futur në kamper.
Duket se Olta nuk e përjetoi aspak mirë këtë zgjedhje, madje kërkoi të mos futej pasi është klastrofobike, por kjo kërkesë nuk u pranua nga ‘Vëllai i madh’.
Sot Olta e ka nisur ditën duke thyer një prej rregullave të shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2.
Gixhari ka dalë nga rrethimi duke përdori tualetin për të kryer rutinën e mëngjesit, por e bëri duke shkuar në ambientet e brendshme të shtëpisë.
Ky ishte rregulli që nuk duhej thyer dhe me siguri së shpejti do të vijë masa ndëshkimore për të.