Kim Kardashian ishte e ftuara speciale e podkastit “Goop” të Gwyneth Paltrow dhe nuk i shpëtoi dot pyetjes “A ke dëshirë të martohesh sërish?”.
Duke marrë parasysh si shkoi divorci me ish-in e saj, Kanye West, problemet, të gjitha dramat dhe përfshirjen e familjes Kardashian në intervistat e Kanye-s, Kim tha se “po”, është “fantazia e saj”. Surprizuese apo jo?
Kim tha se martesa e saj e katërt mund të jetë plot sharm (Kim është martuar 3 herë deri tani, me Damon Thomas në 2000-shin, me Kris Humphries në 2011-ën dhe më pas me Kanye).
“Sinqerisht, ndihesha sikur martesa e fundit ishte martesa e vetme e vërtetë”, është shprehur edhe më parë Kim për “Daily Mail”. “Në të parën, nuk e dija se ç’ndodhi. Në të dytën, ndihesha sikur doja shumë të martohesha, sepse miqtë e mi ishin në atë pozicion që duhet të isha (edhe) unë. Dhe nuk e pranoja që edhe pse nuk isha atje, ishte okay”, shpjegoi Kim vendimet e saj të mëparshme.
Ah, edhe nëse do më shumë fëmijë? “Kurrë mos thuaj kurrë” tha Kim dhe se vendimin do ta marrë në varësi të personit që do të ketë në krah.
Pra, Kim pa dyshim është një romantike këmbëngulëse dhe jo, Kanye nuk e ka “tkurrur” mjaftueshëm besimin e saj në dashuri.