Pas klipeve të fundit të Ledrit, gjithnjë qendron pyetja: ‘A është xheloze Sara?’
Gjithashtu dhe mbrëmjen e djeshme në Soiree, nuk munguan pyetjet rreth vajzave që qendrojnë rreth Ledrit. Ajo që shkakton më shumë diskutim është Dafina Zeqiri, me të cilën ka përjetuar një romancë, por tani ruajnë një marrëdhënie të mirë prej bashkëpunëtorësh.
“A do bësh sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara?”
Kjo pyetje ka ardhur nga një fanse që ka shkruajtur në Instagramin e Soiree. Ndërsa Ledri Vula u përgjigj: “Po të ishte xheloze Sara, nuk do e kisha bërë as këngën e kaluar gjatë verës. Dafina është shumë e talentuar dhe në studio me të dalin shumë lehtë këngët. Është super talent dhe kam qejf të punoj me njerëz të talentuar. Gjërat shkojnë shumë lehtë me të.”
Ledri është një nga këngëtarë që numëron pafund fanse, të cilat ‘çmenden’ pas tij dhe janë në çdo koncert ku ai është.
Reperi ka thënë me humor se jo vetëm ai thyen zemra vajzash, por edhe atij ka thyejnë zemrën.
“Sa herë ma kanë thyer zemrën mua gocat. Çdo femër e bukur që kalon afër ta thyen zemrën pak”, është shprehur ai duke qeshur. (Edhe Sara do ketë qeshur shumë pas kësaj përgjigjeje…)
Gjithashtu shumë diskutim ka nxitur një nga këngët e fundit të Ledrit, ku pjesëmarrëse ishte Morena Taraku, ‘Don Mo’.
“Ti mos um thuj se nuk don mo, don mo
Vec se ke ni qe une jom nxon, jom nxon
Se per ty une dal
Ku po shihemi vajzo?”
Jonida Shehu: “Si ta marrin vajzat këtë tekst?”
Ledri Vula: “Le ta marrin si të duan. Unë aty jam: Dalim pimë ndonjë gotë, por kaq.”