Producenti i “Pirates of the Caribbean”, Jerry Bruckheimer gjatë një interviste me “The Sunday Times” ka folur për përfshirjen e ardhshme të Johnny Depp.
Depp luajti Sparrow në të pesë filmat, ku i fundit ishte filmi i vitit 2017 “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.
Bruckheimer tani është duke punuar në dy filma të tjerë, e teksa u pyet nëse Depp do të kthehet, Bruckheimer thjesht tha:
Jo, në këtë pikë ku jemi. E ardhmja ende nuk është vendosur.
Ndërkohë, ai konfirmoi se është në bisedime me Margot Robbie për të qenë në një nga dy skenarët e “Pirates of the Caribbean’” që janë aktualisht në zhvillim.
Depp është në mes të një padie prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, duke e akuzuar atë për prishjen e reputacionit pas një eseje të publikuar në “Uashington Post” që ajo shkroi në 2018.
Gjyqi i njohur i cili po zhvillohet mes dy aktorëve të njohur të cilët edhe kanë qenë të martuar me njëri-tjetrin, ka nxitur një vëmendje shumë të madhe në mbarë botën.