Blogeren Armina Mevlani e kemi parë prej kohësh tashmë edhe në rolin e moderatores.
Ajo ka bashkëprezantuar prej dy sezonesh emisionin “Goca dhe Gra” dhe duket se publiku e ka “përqafuar” këtë rol të blogeres në ekran.
Aktualisht produksioni është në periudhë pushimesh, ndësrsa sezoni i ardhshëm do të nisë së shpejti.
Përmes një komjunikimi virtual me ndjekësit e saj në Instagram, Armina është pyetur pikërisht rreth kësaj teme:
“Nëse do të jetë pjesë e emisionit sezonin e ardhshëm” dhe blogerja e dha përgjigjen e saj.
“Për momentin jemi pushim, me shumë mundësi do të jem edhe këtë sezon. Le të shohim”– ka shkruar Armina në Instastory.