Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës dy vite më parë, por ata mbetën miq shumë të mirë për hir të vajzës së tyre, Renée.
Por a do te jetë Nora ndonjëherë e ftuar në emisionin e tij, “Robi plaket kur don vetë”? Në fakt, nuk do të ishte çudi duke patur parasysh marrëdhënien e tyre. Këtë e ka zbuluar vetë moderatori, në një intervistë me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, me Alban Musën.
Roberti zbuloi se Nora e ka marrë një ftesë nga ana e tij, dhe shumë shpejt do të mund ta shikojmë në emisionin e tij.
“Do të vijë shumë shpejt dhe me ndonjë këngë të re. I pëlqen emisioni shumë, më ka ndihmuar dhe shpresoj që ta kemi. E kam ftuar dhe jemi duke e përgatitur që të bëjmë diçka ekstra.”
Sa i përket emisionit, ai tregoi se në fillim e kishte vështirë, sepse nuk ishte marrë me moderim, por kishte kaluar shpejt.
“Ishte shumë i vështirë sepse nuk jam marrë me moderim por e kam pranuar me shumë qejf pasi e dija se do të luaj në piano dhe do të këndoj. E kisha pak siklet modelimin. Por e kam bërë vetë, është pa skenar, dhe krejt spontanisht janë dhe batutat”, tha ai.
Po ashtu tregoi që e kishte ndihmuar fakti që do të ishte me bandën e ti, ndaj e kishte marrë me qetësi.