Klea Huta e ka shprehur hapur se është mbështetëse e mikes së saj Kiara Tito në këtë edicion të “Big Brother VIP”.
Ajo ka treguar mbështetjen e saj për Kiarën, teksa kjo e fundit është bërë shpesh kryetemë e situatave brenda shtëpisë më të famshme.
Së fundmi Klea ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku ndër pyetjet e tjera ka pasur edhe nga ato lidhur me mikeshën e saj dhe Luizin.
“Do të doje që Kiara të lidhej me Luizin?”, e ka pyetur një nga ndjekësit e saj.
“Çfarë duam ne ska rëndësi, rëndësi ka çfarë duan ata.
Ajo që dua unë është që si Kiara dhe Luizi të jenë mirë dhe të bëjnë si ta ndjejnë ata.
Jeta është e tyre dhe e jetojnë si të duan pa i dhënë llogari askujt”, është përgjigjur Klea.
Ajo u pyet gjithashtu për sjelljen e shumë-komentuar të artistëve në këtë edicion, për të cilët është përfolur disa herë se po përcjellin antivlera tek teleshikuesit.