A do jetë pjesë e ‘Big Brother VIP 3’? Përgjigjet Zhaklin Lekatari

Pak kohë ka kaluar nga përfundimi i sezonit të dytë të “Big Brother VIP” e pas një suksesi të padiskutueshëm është bërë me dije se sezoni i tretë do të vijë së shpejti.

Sakaq, kurioziteti i audiencës përsa i përket konkurrentëve të rradhës apo opinionistëve ka nisur që tani.

Së fundmi Zhaklin Lekatari ka organizuar një pyetësor me ndjekësit, tek është pyetur nëse do të jetë sërish pjesë e sezonit të tretë.

“Boh, ende s’e di”- shkroi Zhaklina, përgjigje kjo që na rikujtoi situatën aspak të këndshme në të cilën ajo u gjend, dhe vazhdon të gjendet, për shkak të opinioneve të shprehura për banorët e BBV.

Jo pak herë opinionistja ka folur për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet që merr përditë nga fansat e ish banorëve, kryesisht të Luizit dhe Kiarës, ndaj dhe një situatë e tillë e bën Zhaklinën t’a rimendojë nëse do të ulet sërish në vendin e opinionistes.