Në fakt më shumë se një surprizë për mamanë, veprimi i fundit nga Butrint Imeri surprizoi gjithë fansat.
Në një koncert i shoqëruar nga e ëma, Butrinti e mori në skenë dhe e prezantoi me gjithë shikuesit. Momenti i ndërprerjes së performancës dhe ftesa për nënën e tij në skenë ishte absolutisht emocionuese.
Imagjinoni si mund të jetë ndjerë mamaja e Butrinitit!
“Kjo është dashuria më e madhe në jetë, mam të dua!”, thotë Butrinti teksa përqafon nënën.
https://www.tiktok.com/@peopleofalbania/video/7072117854287547654?referer_url=https%3A%2F%2Fnews-31.com%2F&referer_video_id=7072117854287547654&refer=embed
Kujtojmë që këngëtari është treguar shumë i rezervuar për jetën private. Momentet që ndan me prindërit në rrjete sociale janë shumë të pakta.
Pak kohë më parë, Butrinit tregoi se nëna e saj kishte një problem shëndetësor dhe se ndodhej e shtruar në spital.
Këngëtari është një ndër më të preferuarit në Shqipëri, Kosovë e jo vetëm. Këngët e tij janë kthyer në super hite. Së fundmi me “Dujëm” apo me duetin me Don Xhonit, Butrint Imeri ka qenë prezent gjithkund.