Sot, doja të ndaja me ju 8 faqet e mia të preferuara, ku unë zakonisht bëj blerje online.
Është shumë e rëndësishme të theksoj që, në përgjithësi, çmimet janë ekonomike dhe jo të shtrenjta, por, mbi të gjitha, kanë koleksione tërheqëse. blerje online
Mund t’i kërkoni në Instagram me këto emra: blerje online
1. nakdfashion.
Kjo është një firmë angleze dhe ka 2M ndjekës në IG, shenjë shumë e mirë, sepse do të thotë që njerëzit i besojnë dhe nuk hyn në grupin e kompanive fantazmë, në të cilat druhemi ta përdorim kartën tonë, për ndonjë vjedhje të mundshme. Gjithsesi, nakdfashion është 100 për qind e sigurt. blerje online
2. Nellycom
Nellycom është një firmë suedeze. Në faqen zyrtare, çmimet shfaqen në Krona (1kr= 11.56 lekë), por mund të them që janë tepër të arsyeshme. Për shembull, bluza më poshtë është produkti më i fundit që kam blerë dhe kushton 399 kr, kthyer në lekë afërsisht 4.600. Jo keq, apo jo?
3. The ordinary
Një nga brandet që unë i besoj fytyrën time, është The ordinary! Është një firmë kanadeze dhe të gjithë këtu po e përdorin shumë. Jam shumë e lumtur që, më në fund, kam gjetur rehati në blerjen e produkteve të fytyrës, çmimet janë të pabesueshme dhe për të blerë online duhet të shkoni më parë në website deciem.com dhe më pas të klikoni në tabelën ku thotë “The ordinary”. Nuk do t’jua sugjeroja të blinit produkte të këtij brandi nëper farmaci në Tiranë, sepse shiten më shtrenjtë. Unë i blej pothuaj të gjithë kremrat dhe vajërat ushqyes për fytyrën kur hyj në këtë portal, nuk mund t’i rezistoj. Më poshtë, po tregoj çmimin e një hidratuesi për fytyrën që shkon vetëm $5.80 kanadez dhe kthyer në lekë është edhe më pak. Do më falenderoni për rezultatet! blerje online
4. Zara.com
Po, edhe pse Zara e kemi në qendër tregtare, unë shpesh blej edhe online, sepse gjej gjëra që nuk i kanë nëpër pikat e shitjeve dhe mbi të gjitha anashkaloj edhe radhën e gjatë;).
5. DKNY
Këtu, zakonisht më pëlqen të blej veshjet sportive (sepse i përdor shumë në përditshmëri) ose çantat. Përveçse nuk është një firmë shumë e shtrenjtë, është edhe shumë cilësore ( gjë që për mua është shumë e rëndësishme). Një investim që ia vlen. Mund ta kërkoni në google me donnakaran.com. blerje online
6. Revolve blerje online
Revolve është një nga website-t më interesante që kam zbuluar, ka rroba shumë të bukura dhe këpucë shumë të mira e ku ndonjëherë dhe unë vet blej. Aty gjen edhe brande të tjera si p.sh. Steve Madden (e preferoj shumë, sa u përket këpucëve). Këpucët, për mendimin tim duhet t’i blejmë gjithnjë cilësore dhe jo të lira, sepse shpesh ato na krijojnë probleme apo shqetësime (na vrasin apo janë të parehatshme). blerje online
Kështu që kujdesuni për këmbët tuaja! blerje online
7. Betseyjohnson
Betsey Johnson është brand-i më cool dhe i veçantë ku kam blerë ndonjeherë. Fillimisht, dua të theksoj që është shumë i lirë dhe do të habiteni nga çantat shumë speciale dhe të veçanta që ka. E karakterizon shumë larmia e ngjyrave në produktet që dizenjon dhe jam e sigurt që edhe ju do t’i pëlqeni njëlloj.
Çanta më poshtë duket si telefon i viteve ‘90-2000 dhe më e bukura është që telefoni është funksional, mjafton ta lidhni me telefonin tuaj ashtu siç përdorim kufjet dhe mund të flasim në telefon siç flisnim në fëmijërinë tonë.
8. Miss Lola
Këtu kam provuar vetëm shapkat së fundmi dhe më kanë pëlqyer shumë. Nuk janë aspak të shtrenjta dhe mund të them që janë të rehatshme. Ajo që më pëlqen më shumë në këtë brand është stili shumë klasik dhe fine që kanë. Do t’ju sugjeroja t’u hidhnit një sy shapkave, janë shumë të veçanta në llojin e tyre.
— Një këshillë që do t’ju jepja është, që gjithmonë para se të blini online, më parë bëni një research për brandin në të cilin do të blini. Përjashtoj këtu firmat e mëdha luksoze apo ato që i kemi dëgjuar shpesh dhe që kemi krijuar besim.
—Nëse ju pëlqen një brand i ri online, sigurohuni që gjithmonë të abonoheni me E-mail në faqen e tyre zyrtare, sepse do t’ju vijnë gjithnjë njoftime për uljet që bëjnë (janë të shpeshta!).
—Asnjëherë mos blini kremin puder online nëse nuk jeni të sigurta se çfarë tonaliteti përdorni, sepse kam dëgjuar plot raste të tilla. Madje nuk do t’ju sugjeroja të blinit asnje produkt make up-i online pa i provuar më parë. Kështu anashkalojmë shpenzimet boshe.
Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të më shkruani! blerje online