Na u desh të prisnim 6 muaj nga lindja e Nolan Sol që Dojna Mema të zbulonte portretin e tij.
Pak më parë, moderatorja postoi një foto të ëmbël të të birit në Instagram.
“Gëzuar 6-mujorin tënd o fytyrë zemër”, shkroi Dojna krahas bashkangjitur postimit.
Ndërsa disa javë më parë, Dojna tregoi se si dukej një ditë para ardhjes së të birit në jetë.
“Kjo ka qenë nata përpara se Nolan Sol të vinte në botën tonë. Im bir vendosi të vonohej, por mbrëmja përpara lindjes ishte më e gjatë se gjithë shtatzënia bashkë. Një miks i çuditshëm frike me lumturinë dhe padurimin për të parë fytyrën që e doja aq shumë pa e njohur. Kurrë nuk do harroj të qarën e parë me zërin më të bukur në botë.”