50 Cent bën shqiponjën me duar në Gjenevë, publiku shpërthen në brohorima (VIDEO)

Një nga artistët më të suksesshëm në botë, 50 Cent, numëron hite të shumta dhe prej vitesh konsiderohet ikonë e Hip-Hop-it botëror, teksa ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare.

Curtis James Jackson III i cili është emri i vërtetë i artistit 50 Cent, ka mbajtur një koncert në qytetin e Zvicrës, Gjenevë.

Pasi performoi hitet e tij të cilat që në momentin që i ka lancuar janë pritur mjaft mirë nga audienca në mbarë botën, 50 Cent në mbyllje të koncertit ka përshëndetur pjesëmarrësit duke bërë shqiponjën dykrenare me duar.

https://youtube.com/shorts/tUUrImAWaP4?feature=share