1. Një egoist/e është i/e tillë edhe në dhomën e gjumit: Ai/ajo do të mendojë vetëm për kënaqësinë e vet dhe jo anasjelltas. Prandaj nëse vini re që partneri/ja e ka mendjen vetëm tek vetja, ndoshta ka ardhur koha t’i jepni fund. shenja
2. Shmang kontaktin me sy: Në rast se e shmang përherë kontaktin sy më sy, atëherë diçka nuk shkon. Mund të jetë thjesht zakon, megjithatë duhet ta diskutoni, asnjëherë nuk i dihet.
3. Nuk ju puth fare, po fare ama: Sërish një tjetër temë për diskutim. Pse shmang puthjet?! Fundja është një ndër gjërat më romantike gjatë seksit.
4. S’ka përkëdhelje: Tjetër detaj i rëndësishëm i aktit janë përkëdheljet, përpos puthjeve apo fjalëve të ëmbla. Nuk është shenjë se domosdoshmërisht partneri/ja nuk ka ndjenja për ju, megjithatë duhet ta diskutoni për të kuptuar nëse ka diçka që s’shkon apo jo
5. Ju ushtron presion që të bëni gjëra që nuk i dëshironi: Ai/ajo duhet të kuptojë që nëse nuk e doni diçka, nuk e doni dhe pikë. Askush s’ka pse të ushtrojë presion, s’ka justifikime! Nëse ju detyron të bëni gjëra që nuk i preferoni, atëherë jeni përballë një problemi serioz.