Askush s’do t’i kalojë Krishtlindjet shtrirë në divan, sado i rehatshëm qoftë ai, por ja që ndonjëherë është e pamundur të mos debatosh, por për çfarë?
1. Sherri “vjehrrit”
Festat e fundvitit janë periudhë e tensionuar për çiftet sa herë hapet tema e vjehrrit dhe vjehrrës edhe nëse marrëdhënia është e shkëlqyer. Zënkat e tipit “do shkojmë tek prindërit e mi dhe jo tek të tutë” është e pashmangshme, por s’s’ka asgjë që s’mund të zgjidhet me pak takt.
2. Dhuratat
Njëri prej jush ka marrë gjithë kohën e botës për të bërë një dhuratë të këndshme, ndërsa tjetri as nuk e ka menduar fare. Ky është fiks momenti kur nis sherri…
3. Shpenzimet e çmendura
Dhjetori është hipnotizues kur vjen puna tek paratë. Mjafton të kemi një kartë apo ca para nëpër duar dhe kaq. Momentin tjetër s’i kemi më. Edhe më problematik është fakti se bashkëshorti s’di ende asgjë për shpenzimet e tua të panevojshme…
4. Traditat e ndryshme të festave
Secili prej jush ka zakone dhe tradita që nga fëmijëria e largët. Ato janë brenda jush dhe reflektohen shumë qartë kur hyni në një marrëdhënie. Përplasja mes tyre mund të shkaktojë ndonjë zënkë të vogël jo problematike.
Burimi: Huffington Post