Ka shumë njerëz, sidomos ata në në botën e biznesit, që etiketohen si “të zgjuar”. Por çfarë është realisht një person “i zgjuar”?
Në ditët e sotme, të qenit i/e zgjuar ka të bëjë jo vetëm me njohuritë dhe fushën e ekspertizës, por edhe me intuitën, kuriozitetin, përulësinë, integritetin etj. Ja 4 tipare të njerëzve vërtet të zgjuar:
1. Kërkojnë mendimin e të tjerëve
Një person i zgjuar është gjithashtu mjaftueshëm i mençur për të kërkuar mençurinë e të tjerëve, duke pranuar se ata nuk i dinë të gjitha. Ata ndjekin moton: Nëse je personi më i zgjuar në dhomë, je në dhomën e gabuar. Në mënyrë metaforike, ata e shohin veten si peshq të vegjël në pellgun e madh të jetës. Ata përpiqen të krijojnë lidhje dhe takime për të mësuar të bëjnë gjëra të reja. Njerëzit e zgjuar janë të hapur ndaj ideve të reja. Nëse jeni menaxher, kërkoni dhe dëgjoni punonjësit e rinj për të marrë një këndvështrim të ri mbi strategjinë e biznesit.
2. Vëtëdija
Vetëdija mund t’ju paralajmërojë se në cilat marrëdhënie duhet të investoni. Nëse ata janë duke drekuar me dikë që po përhap thashetheme keqdashëse për të tjerët, njerëzit e zgjuar janë mjaft intuitiv për të ditur se mund të jenë të radhës në listën e këtij personi. Ata largohen dhe shmangin thashethemet toksike.
3. Janë kuriozë
Albert Ajnshtajni tha, “Unë nuk kam talent të veçantë. Unë jam vetëm një kureshtar me pasion.” Harvard Business Review raporton se njerëzit me një “koeficient kurioziteti” më të lartë (CQ) janë më kureshtarë dhe gjenerojnë ide më origjinale, dhe ky “stili i të menduarit” çon në nivele më të larta të përvetësimit të njohurive me kalimin e kohës. CQ është mjeti për të prodhuar zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse.
4. Ata janë dëgjues të jashtëzakonshëm
Dëgjimi është një nga aftësitë më të mira. Siç theksojnë studimet, ne kalojmë 70 deri në 80% të kohës kur jemi zgjuar në një formë komunikimi, dhe nga ajo kohë, 45% shpenzohet duke dëgjuar.
Studimet konfirmojnë se shumica prej nesh janë dëgjues joefikas. Kur flasim me kolegët ose klientët për 10 minuta, studimet thonë se i kushtojmë vëmendje më pak se gjysmës së bisedës. Njerëzit e zgjuar përdorin aftësitë e tyre të dëgjimit aktiv për zgjidhjen e problemeve, krijimin e besimit dhe për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve.
Burimi: INC Magazine, Anabel