Çfarë është fati?
A ekziston në të vërtetë ai dhe çfarë provash ka për ta besuar këtë?
Si përkufizim “fati” nënkupton ndryshimin e papritur të shansit- marrjen e një rrjedhe të paparashikueshme të gjërave.
Pra, diçka që shkon përtej asaj çfarë ne kemi në dorë. Shumë njerëz fatin e shohin si rezultat të veprimeve të secilit, një alkimi mes të qënit i hapur ndaj eksperiencave të reja dhe kapjes së shansit.
A kanë ndonjë zakon specifik që bëjnë njerëzit e konsideruar me fat?
1. Janë gjithmonë “të zgjuar” ndaj mundësive. Dhuntia e tyre është të krijojnë dhe të mos humbasin asnjë shans që ju jepet.
2. Ata dëgjojnë intuitën dhe veprojnë në bazë të saj.
3. Manifestojnë gjithë kohës një të ardhme pozitive dhe e presin diçka të tillë.
4. Dinë të përshtaten, që do të thotë se “fatin e keq” mund ta bëjnë të mirë.
Ç’mund të bëni ju që ndiheni “pa fat” për ta rregulluar?
Si fillim mos harroni çfarë Dalai Lama XIV ka thënë dikur: “Kujtoni se ndonjëherë, të mos merrni atë që donit aq shumë mund të jetë një fat i mrekullueshëm.”
Tani, fillojmë me 4 mënyra që mund të praktikoni për të ndryshuar drejtimin e fatit tuaj dhe për ta përmirësuar atë.
1.
Thuaj me vete “pse jo unë”? Kur diçka nuk shkon mirë në rrugën tënde, mos thua “pse mua”, por “pse jo mua”. Përqafojë dështimin si një leksion. Ajo çfarë bëjnë njerëzit me fat është që eksperiencat e këqija (pra periudhat pa fat) i kthejnë në mësime me vlerë. Në të njëjtën kohë, kujtojini vetes se mund të kishte shkuar edhe më keq.
2.
Hape rrethin tënd social. Merr inisiativën të njohësh njerëz të rinj. Bëj shokë të tjerë dhe bashkoji një grupi që ty të pëlqen. Fillo një sport apo ndiq një hobi që ke dashur ta bëje gjithmonë. Duke u prezantuar me njerëz të rinj, jeta mund të të ekspozojë para eksperiencave që nuk i prisje.
3.
Thuaj po më shpesh. Prano ftesa edhe nëse të duhet të dalësh nga zona jote e rehatisë. Përqafoje ndyrshimin. Bëj ca pushime ndryshe nga të zakonshmet ose provo diçka të re.
4.
Qesh shumë. Mund të habiteni kur të shihni sa shumë dyer ju hapen vetëm me një buzëqeshje. Eshtë ngjitëse! Sjell njerëz të rinj dhe optimizëm në jetën tuaj. Fat është të besosh se je me fat!
Burimi: Psychology Today