Kanë kaluar dy vite që kur Teuta Berisha, nëna e Robertit dhe Patrisit, u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Në dy vjetorin e trishtë muzikantët e njohur kanë bërë dedikime prekëse për të shtrenjtën e tyre.
“Sot dy vjet si 100 vjet” ka shkruar Roberti sipër një foto të nënës ndërsa Patrisi ka zgjedhur një imazh ku shihet krah saj dhe shkruan: “Malli çdo ditë e më shumë shtohet për ty. Më mungon në çdo sekond të jetës. 2 vjet pa ty mami jem e mira.”