T'i japësh fund një lidhjeje, kur je “viktima” në atë raport është vendim që shoqërohet me pasigurira dhe frikëra të mëdha.
Duke qenë se partneri abuzues e ndjen se po humbet fuqi mbi ty, me siguri do të veprojë në mënyrë të rrezikshme për të rifituar kontroll.
Po ç'lloj frikërash i ndalojnë disa njerëz të heqin dorë përfundimisht nga marrëdhëniet e pasigurta e të pashëndetshme?
1. Ideja që nuk “është aq keq” ose që “ka dhe më keq se kaq”
Kjo lloj frike është më e zakonshme tek ata që janë psikologjikisht në të shkuarën, por zgjedhin të mos marrin vendime radikale duke se shoqëria ka tendencën të besojë se abuzimi psikologjik s'është dhe aq i keq sa ai fizik.
Madje, ka njerëz që nuk e kuptojnë fare se janë psikologjikisht të dhunuar dhe ndihen komplet të pafuqishëm për ta ndaluar këtë tek partneri. Gjithçka bëjnë për të kërkuar ndihmë është të presin që dhuna të bëhet fizike.
Frika se do të bëhet më keq. Shumë viktima mendojnë se nëse largohen, partneri do të lëndojë fëmijët e tyre, reputacionin në shoqëri, karrierën apo nuk do të përgjigjet më financiarisht pas ndarjes.
Disa nga fjalitë tipike me të cilat ata kërcënojnë viktimën janë:
a) “Nëse ikën, uën do të marr fëmijët dhe ti s'ke për t'i parë më kurrë”
b) “Nëse largohesh ta ëndërrosh reputacionin që ke tani dhe thuaj mirupafshim karrierës”.
c) “Do ta shohësh se ç'mund të bëj me jetën tënde nëse ndahesh prej meje.”
2. Frika se nuk do t'i besojë askush
Kur trauma është mendore, personat e jashtëm nuk e shohin abuzimin dhe përgjithësisht zgjedhin të mbajnë anën e abuzuesit. Gishti drejtohet nga viktima dhe të afërmit apo familjarët zgjedhin të jenë dyshues ndaj palës që ankohet pasi duan të shohin sjellje konkrete.
Burimi: Psychology Today