15 vite pas kasetës së parë, Kim po lufton që të ndalë Ray J të publikojë të tjera video të sajat me pullë të kuqe

Asokohe ishte vetëm 22-vjeç, kur me shpejtësi në rrjet qarkulluan pamje të Kim Kardashian me pullë të kuqe.

Ish-i dashuri i saj Ray J ndau pamjet me titull Kim Kardashian: Superstar, që bënë bujë të madhe atëherë.

Video-skandalin e pa kushdo dhe imazhi i Kim u bë i njohur për të gjithë pas këtyre pamjeve, mirëpo ishte Kris Jenner ajo që punësoi avokatë për të fshirë pamjet në rrjet dhe gjithashtu rregulloi imazhin e të bijës, duke i bërë vend në ekran.

Vite më vonë, Kim Kardashian është një prej femrave më të njohura dhe më me influencë në mbarë botën, mirëpo rreziku i një tjetër “kasete me pullë të kuqe” i kanoset sërish.

Kim po lufton “me mish e me shpirt” që ish-i dashuri i saj Ray J të mos publikojë të tjera pamje të tyret, të filmuara vite më parë. Kim është e vetëdijshme që Ray J zotëron të tjera video, ndaj po punon me avokatët për të mbrojtur imazhin e saj.

Kjo pasi po qarkullojnë fjalë se Ray J ka ndërmend të bëjë “biznes” me këto video, duke i hapur shumë punë yllit të “KUWTK”.

“Kim e di që Ray J ka bërë kaseta të tjera së bashku. Disa nga pamjet do të jenë tepër intime. Ajo u ka thënë avokatëve: “Vetëm mbi trupin tim të vdekur mund të ndodhë e njëjta gjë sërish”.- ka treguar burimi.