Megjithëse Alketa Vejsiu ka një jetë në televizion, moderatorja e ka ruajtur me shumë fanatizën privatësinë e familjes së saj.
Moderatorja është shumë e dashur për publikun dhe ky i fundit di për të, mirëpo për bashkëshortin e saj thuaje asgjë.
Fotot publike të Alketës me të shoqin janë shumë të rralla dhe të para disa viteve madje, sepse tani së fundmi nuk ka asnjë.
Por kush është bashkëshorti i Alketës?
Moderatorja është e martuar me Ardian Nelo, me të cilin ka plot 15 vite diferencë. Ardiani është një emër i njohur në botën e biznesit. Madje ai cilësohet edhe si një nga miliarderët shqiptarë. Ai është presidenti i një firme ndërtimi dhe i shumë bizneseve të tjera në vend, i njohur gjithashtu per miqesine e hershme me kryeministrin aktual, Edi Rama.
Prezantuesja e njohur dhe biznesmeni kanë lidhur kurorë në vitin 2006. “Ne jemi bashkë të lumtur, sepse kemi ditur të mos ku fi zojmë njëri-tjetrin në gjëra që ce nojnë lirinë e zgjedhjeve! Bashkëshorti im ushtron një profesion tjetër jashtë kamerave, unë thjesht e respektoj!
E njoha kur vendosa të blija shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe. Në atë kohë bëja dy punë që të më dilnin paratë për kredinë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lamë një takim dhe mbaj mend që kur u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë ata sytë të kaltër të paparë. Për nëntë muaj, deri në pagesën e këstit të parë nuk ndodhi asgjë. Më pas nisi historia jonë e bukur e dashurisë, historia e jetës sime.”-është shprehur moderatorja.
Gjithashtu, Alketa ka dhënë dhe detaje mbi rolin e saj si nënë e dy fëmijëve, për privatësinë e së cilëve është kujdesur në maksimum.
“Jam një nënë pop, ndonjëherë bëhem fëmija i tretë i shtëpisë. Nicol më pëlqen që është shoqja ime e ngushtë. Çmendem pas tim biri Lionel që më ngjan shumë. Është shumë i ëmbël, spontan dhe plot energji.”-ka rrëfyer Vejsiu për një gazetë italiane para dy vitesh.