Të vërtetat më të rëndësishme janë ato që shpesh ia fshehim vetes kur nuk jemi gati të përballemi me frikën tonë ose të heqim dorë nga një marrëdhënie.
Kur dëshironi kaq shumë që një marrëdhënie të funksionojë saqë i shmangni këto të vërteta të rëndësishme, ato nuk largohen.
Përkundrazi, shfaqen në fillim si një pëshpëritje e vogël, pastaj rriten më të forta derisa bëhet gjithnjë e më e vështirë t’i injorosh.
Më poshtë janë 13 shenjat që tregojnë se mund të jeni në një marrëdhënie jo të shëndetshme:
1. Ju nuk po shprehni kufijtë, nevojat ose ndjenjat tuaja për shkak të frikës se partneri do të largohet, do t’ju etiketojë si kërkues dhe/ose do “shpërthejë”.
2. Shumë miq ose familjarë kanë shprehur shqetësim të vërtetë për marrëdhënien tuaj dhe ndikimin që ajo ka tek ju.
3. Ju ndjeni një shqetësim në rritje për marrëdhënien, por e injoroni atë ose e racionalizoni duke i thënë vetes se të gjitha marrëdhëniet janë të vështira dhe kërkojnë punë ose se e dini se personi tjetër mund të ndryshojë.
4. Ndjeni nevojën për të fshehur ose shtrembëruar pjesë të marrëdhënies, kur ndani me të tjerët histori, për shkak të frikës së gjykimit dhe mund të distancoheni edhe nga njerëzit e dashur si rezultat i kësaj.
5. Shpesh ndiheni në ankth për marrëdhënien tuaj.
6. Jeni duke u përpjekur ju më shumë, për të kompensuar përpjekjet e munguara të partnerit/es.
7. Marrëdhënia shpesh ndihet si një lojë fati emocionale, nuk e dini si do ndiheni tani apo pastaj.
8. Ju vazhdoni të shpresoni se personi me të cilin jeni më në fund do të ndryshojë në mënyrë që të dy të jeni të lumtur.
9. Nuk ndiheni emocionalisht të sigurt me partnerin tuaj.
10. Po sakrifikoni autenticitetin tuaj për marrëdhënien dhe po humbni pjesë të vetes në këtë proces.
11. Nuk ndiheni mirë me veten në këtë marrëdhënie. Shpesh ndiheni të gjykuar nga partneri juaj dhe keni plot dyshime për veten. Ju madje mund të përjetoni shumë vetëfajësim për çdo gjë që shkon keq në marrëdhënie.
12. Vini re se pasi keni hyrë në këtë marrëdhënie, keni filluar të ndiheni të largët nga familja dhe miqtë.
13. Kufijtë tuaj emocionalë, financiarë dhe/ose seksualë nuk respektohen në këtë marrëdhënie.
Nëse po kërkoni ende qartësi nëse marrëdhënia juaj është e pashëndetshme, mendoni të reflektoni për pyetjet e mëposhtme:
– Nëse një mik do t’ju thoshte se po dilte me këtë person, a do ta miratonit apo do të kishit shqetësime për të?
– Si ndiheni për veten në këtë marrëdhënie?
– Nëse çdo gjë do të mbetej e njëjtë një vit nga tani, a do të ishit të lumtur apo të pakënaqur?
– Nëse jeni duke përjetuar vetë-dyshim dhe ankth për marrëdhënien, a keni përjetuar të njëjtat ndjenja me partnerët e tjerë? Nëse po, a ka ndonjë ngjashmëri midis atyre marrëdhënieve të mëparshme dhe asaj aktuale?
– Cilat janë arsyet që keni zgjedhur të qëndroni në këtë marrëdhënie?
Burimi: Psychology Today