13 muaj pasi humbi fëmijën e saj, këngëtarja e njohur sërish në pritje të ëmbël!

Jessie J ka zbuluar se është shtatzënë, 13 muaj pas fatkeqësisë që i ndodhi, teksa humbi fëmijën e saj të parë.

Këngëtarja 34-vjeçare tregoi barkun e rrumbullakosur në një video të ëmbël që ndau në Instagram ditën e premte, ku po ashtu tregonte fazat e ndryshme të shtatzënisë së saj deri më tani.

Bashkangjitur me videon Jeesie shkruan: “Jam shumë e lumtur dhe e tmerruar që më në fund mund ta ndaj këtë me ju..Ju lutem tregohuni të butë me mua.”

”https://www.instagram.com/reel/CnFjrSCLERx/

Në video artistja ka përdorur këngën e saj, Sunflower dhë gjithashtu tregon testin pozitiv që dëshmonte se do bëhej nënë për herë të parë.

Njëkohësisht mund të shohim edhe bebin e Jessie-t në një scan, gjatë vizitës tek doktori dhe fazat e pritjes së ëmbël, me këngëtaren që shpesh përkëdhel barkun e saj dhe buzëqesh.

Gjithsesi Jessie nuk ka bërë me dije sa muajshe është apo se kur pritet të vijë në jetë fëmija.

Ndërkohë që nisur edhe nga historia e saj, fansat e këngëtarës janë shprehur shumë të emocionuar e të lumtur për të në komentet që kanë lënë poshtë video-s.