Bora Zemani ka humbur gjyshin e saj kur ishte vetëm 16-vjeçe.
Por ndonëse kanë kaluar disa vjet, prezantuesja e njohur nuk harron të kujtojë njeriun e saj të shtrenjtë në ditën e lindjes së tij.
Bora ka ripostuar një dedikim të para shumë viteve duke shkruar:
“Gjithmonë do e ndjej 12 shkurtin si festë sepse është data që ka lindur njeriu më i bukur që kam njohur në jetë. Edhe pse sot gjyshi im nuk është më, ndihem me fat që në jetën time kam pasur kaq afër njeriun më frymëzues dhe shembullin më të mirë. Përgjithmonë krenare me ty.”