Olta është një nga banoret e cila e ka shprehur se do të jetë fituesja e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, megjithëse çmimi i madh i duket shumë pak.
Në një bisedë me Ronaldon në oborr, teksa ky i fundit e pyeti se çfarë do të bënte me çmimin e madh nëse do të fitonte, ajo u përgjigj se 100 mijë euro nuk mund të të ndryshojnë jetën.
“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre“- tha Olta.
Duket se produksionit nuk i kanë pëlqyer këto fjalë të aktores, ndaj ata kanë marrë vendimin për t’a fshirë nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP ” videon ku Olta ka bërë këtë deklaratë. /Lokimagazine.com