Tradhtitë në lidhjet romantike duken çuditërisht gjithnjë e më të zakonshme.
Vetëm brenda vitit të fundit, 2-4% e partnerëve në marrëdhënie shumë të përkushtuara patën një tradhti, dhe gjatë gjithë jetës, rreth një e katërta e martesave përfshijnë tradhtinë.
Si kuptohet nëse partneri/ja ju tradhton?
Disa strategji janë më të dallueshme se të tjerat: Njerëzit ndryshojnë në atë se sa kreativë janë në fshehjen e tradhtisë dhe sa energji investojnë për të parandaluar partnerin e tyre që t'i zbulojë. Strategjitë e mëposhtme janë disa prej më të avancuarave:
– Janë diskretë dhe të qëllimshëm në lidhje me komunikimet, takimet tuaja.
– Heqin provat dixhitale. Në botën e sotme teknologjike, mesazhet ose fotot inkriminuese mund të lexohen lehtësisht në një telefon që nuk është i mbrojtur. Njerëzit që tradhtojnë e trajtojnë telefonin si gjë të shenjtë, dhe ndonjëherë bëhen më “protektivë” seç duhet për të.
– Sillen njësoj si zakonisht. Sjelljet e pazakonta mund t'i japin informacion se diçka nuk po shkon partnerit, prandaj ata sigurohen të shfaqen njësoj, sikur asgjë s'ka ndodhur. Duke e mbajtur dinamizmin në çift, thuajse njësoj, ata punojnë për të eleminuar dyshimet.
– Mbajnë të njëjtën rutinë. Së bashku me mbajtjen e të njëjtave lloje qëndrimesh, bisedash dhe sjelljesh me partnerin e tyre, tradhtarët do t'u përmbahen zakoneve dhe rutinave të përditshme. Madje një ndryshim nga rutina mund t'i nervozojë sepse kjo do të thotë se do humbin disi kontrollin. Ndryshimet në pamje dhe shpenzimet e tepërta do të ngjallin dyshime. Ata që tradhtojnë do përpiqen të ndjekin zakonet e tyre të përditshme dhe do të mbeten të qëndrueshëm si një mënyrë për të mbuluar aferën e tyre.
– Përdorni miqtë si justifikime (dhe mbështetje). Ata mund të përdorin miqtë si alibi dhe justifikim të besueshëm. Miqtë, nga ana tjetër mund të jenë ose jo në dijeni të kësaj.
– Për të mbuluar një aferë, disa njerëz do të sigurohen që të mos parashtrojnë kurrë ndonjë pyetje në lidhje me tradhtinë e partnerit të tyre (për të kufizuar pyetjet e kthimit) dhe do të përpiqen ta bëjnë të duket sikur gjithçka është mirë.
– Ata mund të fillojnë një hobi të ri – mjaft të pafajshëm! — për të reduktuar dyshimin se po tradhtojnë.
– Fillojnë t'ju kushtojnë më shumë vëmendje se zakonisht. Një mënyrë për të shpërqendruar partnerin, që të mos bëhet dyshues është t'u tregosh më shumë interes, dashuri, dhe vëmendje se zakonisht.
– Email ose telefon i ri. Një tjetër qasje teknologjike për menaxhimin e një afere është hapja e llogarive të reja për të cilat partneri nuk e di. Kjo ndihmon në ruajtjen e komunikimit me dikë tjetër.
– Ata ju prezantojnë me personin me të cilin po ju tradhtojnë. Që ju të mos keni as pikën më të vogël të dyshimit, ata jua prezantojnë si një mik, koleg ose bashkëpunëtor.
Shenjat e shumta mund të jenë më informuese se një sjellje e vetme.
Burimi: Psychology Today